Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediet, ka sulmuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Ballukun, të cilën e ka quajtur “miss Hajnia”.
Sipas tij Balluku bën narjen e parave të vjedhura që kur ka nisur punën e saj në bashki me Edi Ramën dhe deri sot që është ministre.
Ai e quajti Ballukun ministren më të korruptuar e cila sipas tij do të zëvendësojë Ahmetajn, një tjetër të korruptuar.
Sipas Berishës, Balluku ka shpenzuar 200 mijë euro për luksin në zyrë.
“Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn? A po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Europës? Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot.
Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian.
Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.
Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.
Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa.
Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin.
Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij.”– tha Berisha.