Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e përsërit nga Fieri: Shpallja non grata lobim korruptiv i Sorosit e Ramës, agjenda jonë rrëzimi i qeverisë


Kreu i PD-së Berisha ka ritheksuar sot akuzat ndaj Xhorxh Sorosit e Edi Ramës lidhur me shpalljen e tij non grata nga SHBA rreth një vit më parë, vendim që u pasua nga Britania e Madhe pak ditë më parë.

Ai tha se kjo gjë ishte fryt i një lobimi korruptiv ndërsa theksoi se do e vijojë luftën e tij kundër korrupsionit të Edi Ramë.

Gjatë një takimi në Fier ai tha se agjenda e PD-së është rrëzimi i qeverisë Rama.

“Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv. Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit një vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj. Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie.” – tha Berisha.