Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn për t’i shpëtuar aferës së inceneratorëve, po vjedh miliona euro në çdo rrugë që ndërton


Kreu i PD-së Berisha pohoi sot se kryeministri Rama e shkarkoi zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për t’i shpëtuar aferës korruptive të inceneratorëve.

Gjatë një bashkëbisedimi në Fier, Berisha tha se Rama, Ahmeta, Veliaj e të tjerë kanë vjedhur miliona euro në aferën e inceneratorëve për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Po kështu ai tha se Edi Rama vjedh në çdo projekt në ndërtimin e rrugëe duke sjellë si shembull tunelin e Krrabës për 30 milionë euro si dhe zgjerimin e unazës për 22 milionë euro.

“420 milionë euro janë shpërdoruar nga inceneratorët. Pyesni për inceneratorin e Fierit. 32 milionë euro, që nuk ekziston. 189 milionë euro ai i Tiranës, nuk ekziston. Ndërtohet bypass-i i Fierit me 2.3 milionë euro sepse e ndërtojnë bankat europiane, ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro rruga. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës për 22 milion euro. Vjedhje pas vjedhje, ato janë paratë e qytetarëve.” – tha Berisha.