Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar për një çështje në hetim.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme ai doli në një prononcim për mediet, ku deklaroi se çështja për të cilën ishte thirrur nuk kishte lidhje me institucionin që ai drejton, as me tendera.
Mirëpo nuk preferoi të jepte asnjë detaj.
“Nuk më pyeti njeri, nuk ka asnjë lidhje DPSHTRR me arsyen që isha. U ktheva për ju me respekt.
30 minuta për një verifikim për një çështje të tretë, që si person u pyeta për sqarim dhe është çështje që është në hetim që s’ka lidhje fare me asnjë gjë që lidhet as me ministrinë as me rrugët as me DPSHTRR as me tendera.
Unë as erdha nga dera e pasme e as nga ndonjë derë tjetër. E pashë që vrapuat, prandaj u ktheva sinqerisht.
Deklarova një situatë që më pyetën për një situatë që s’ka asnjë lidhje asnjë lloj rëndësie. Nuk e justifikon qëndrimin dhe vrapin tuaj. Unë jam këtu si Blendi Gonxhe.
Më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asnjë gjë.”– tha Gonxhe per mediat.