Vendosni fjalën kyçe....

Blushi në Konventën Kombëtare të LSI-së: Ndryshimi do vijë përmes referendumit e sovranitetit, o liri o vdekje


Ish-zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, e mori fjalën në Konventën Kombëtare të LSI-së duke thënë se presidenca nën drejtimin e tij ka qenë çdo ditë 2 mars në mbrojtje të interesit kombëtat e atij publik.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ndryshimi në vend do vijë përmes referendumit e sovranitetit.

“Unë i përkas popullit të 2 marsit. Vij si njeri i lirë. Presidenca nën drejtimin e Ilir Metës ka qenë 2 mars çdo ditë. Në këto pesë vite Ilir Meta ka qen mbrojtës i interesit kombëtar e publik, demokracisë, të drejtave. Ai rikthehet në një betejë për një Shqipëri më të mirë, më të dashur, më të fortë, më të dhembshur. Ndryshimi vjen përmes referendumit e sovranitetit. O liri o vdekje.” – tha Blushi.