Dy humbje jete janë raportuar në vend së fundmi lidhur me Covid-19.
Që prej shpalljes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3529 viktima. Personat që kanë humbur jetën janë një 66-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Durrësi.
Nga 606 testime ditore janë gjetur 233 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po marrin mjekim 32 pacientë.