Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar në Shqipëri me 21 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Britania 42-vjeçari


Një 42-vjeçar është ekstraduar nga Britania e Madhe pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për Lekë Prendin i njohur edhe me emra Aleks Kola e Nikolon Pacani.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 21 vjet burg për vrasje e armëmbajtje pa leje.

Njoftimi

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit: Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” .