Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi Esad Pashët e rinj, që i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës


Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në një postim në rrjetet sociale, pas deklaratës së tij të parë për mediat në ditën e tij të parë jashtë Presidencës.

Në këtë postim, Meta thekson se sot në LSI nuk është rikthyer për të marrë drejtimin e kësaj partie, por “për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit”.

Ai thekson se referendumi “do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhtuar sipas tij interesin kombëtar dhe i kanë ngulur “thika pas shpine” Kosovës.

“SOVRANITETI NË SHQIPËRI I PËRKET POPULLIT.
PARTIA E REFERENDUMIT NA PRET!

Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend.

Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.

Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e referendumit na pret!

Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës.”- shkruan Meta në rrjetet sociale.