Vendosni fjalën kyçe....

Kaskada e Drinit, KESH përqendron 70% të furnizimit tek prodhimi i HEC-ve në vend


Korporata Elektoenergjetike Shqiptare njoftoi këtë të hënë se prodhimi ditor i energjisë për datën 25 korrik nga kaskada e Drinit është 14 600 MWh.

Kjo sasi përbën më shumë se 70  për qind të energjisë së nevojshme që Furnizuesi i Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) për furnizim në vend këtë të hënë.

Rritja e dukshme e nivelit të prodhimit në raport me importin duke se ka të bëjë me çmimet rekord në bursa të energjisë. KESH publikoi gjithashtu treguesit e përgjithshëm të kaskadës të lidhur me nivelet e HEC-ve, prodhimin dhe rezervën energjetike.

Konkretisht prurjet në HEC-in Fierzë janë aktualisht 45 m3/s, në HEC Koman 22 m3/s dhe në  HEC Vau i Dejës 7 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 283.35mmnd, Hec Koman 173.92 mmnd, Hec Vau Dejës 73.79mmnd Rezerva energjetike në kaskadë është: 874 GWh.

Referuar të dhënave zyrtare të raportuara nga operatorët e energjisë pranë Entit Rregullator të Energjisë niveli i Fierzës që është edhe burimi kryesor në kaskadën e Drinit është nën nivelin mestar historik duke qëndruar në 283.35 metra ndërkohë që kjo mesatare historike është 285.1 metra.

Përdorimi i burimeve të brendshme duket se është imponuar nga situata dramatike në tregjet e energjisë. Në raport me vitin 2021 ky korrik gjithsesi është disi më mirë në nivel për Fierzën

Shqipëria ashtu si shumica e globit po përballet me një rritje të paprecedentë të çmimeve të energjisë që erdhi si pasojë e post-pandemisë, luftës Ukrainë-Rusi, si dhe kushtet hidrike jo të favorshme që po shfaqen përgjatë këtij viti.

Ndërkohë kriza është theksuar edhe më shumë nga fakti që disa termocentrale në Europë janë në proces riparimi dhe prodhimi i energjisë është limituar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor