Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do jap llogari për këto 5 vite punë, u bëra president falë LSI-së


Në një konferencë për mediat nga selia e LSI-së, Ilir Meta tha se do japë llogari për 5 vitet e tij në krye të Shtetit.

Ai kujtoi se nëse u bë president u bë pikërisht falë LSI-së dhe e ka për detyrë të japë llogari.

“Esat Pashët e rinj të këtij vendi që kanë vënë në diskutim interesat kombëtare të vendit, dhe i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës, të shqiptarëve kudo ku janë. Në fjalën e time do e nis me një llogaridhënie të këtyre 5 viteve. Nuk i shmangem llogaridhënies, pasi është detyrë parësore e i një politikani të ndërgjegjshëm. Nëse u bëra president i bëra për shkak të LSI. Për shkak të peshës së jashtëzakonshme. E kam për detyrë të jap llogari.”– tha Meta.