Ish-Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të dielë, të parën ditë larg Presidencës me një kafe me ish-ambasadorin Agim Nesho si dhe zëdhënësin e tij, Tedi Blushi.
Meta shkruan se gjatë këtij takimi, kanë kujtuar protestën e 2 marsit të thirrur prej tij.
Ai shton se ka ardhur koha për veprim.
“I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re.”- shkruan Meta.