Ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 Marsit të dy viteve më parë.
Kjo pas deklaratave të forta politike që bëri më herët nga selia e LSI-së, ku u rikthye pas 5 vitesh për të rimarrë teserën e partisë që vetë krijoi.
Vetëm 24 orë pas dorëzimit të detyrës Meta bën thirrje për një referendum dhe shprehet se misioni i 2 Marsit nuk ka përfunduar.
“NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT! Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar. Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. KOHA ËSHTË TANI!”- shkruan Meta në mesazhin e tij krahas videos.