Vendosni fjalën kyçe....

Meta sfidë Ramës e Berishës: Qëllimi i Partisë së Lirisë është marrja e mazhorancës


Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Meta, tha mbrëmjen e sote se synimi i forcës së re politike do jetë marrja e mazhorancës ndërsa pohoi se do garojë për kryetar të saj në Konventën Kombëtare që do mbahet brenda dy muajsh.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, ai tha se partia e re do jetë gjithëpërfshirëse duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e saj.

“Djegia e mandateve nga LSI-ja është një përgjegjësi e  madhe dhe ata e kanë kuptuar. Ky do jetë një proces në vijim. Në përbërje të Partisë së Lirisë do jenë figura që kanë qenë aty edhe të reja që nuk kanë qenë asnjëherë në ndonjë parti. Do jetë gjithpërfshirëse. Pa asnjë diskutim do garoj. Brenda dy muajsh do mblidhet Konventa dhe do merren vendimet, kush të dojë të konkurrojë. Besoj se në këtë mënyrë po kryej detyrën time ndaj popullit të Shqipërisë. Referendumi është mekanizëm për të mbajtur në kontroll klasën politike që mos guxojë njeri më të bëjë ligje me emra. Do merret mazhoranca, ky është qëllimi i kësaj force. Do merret mazhoranca rrugës, ky është objektivi.” – tha Meta.