Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Sulmi kibernetik mbi e-Albania shtyn afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar


Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Ky vendim u njoftua nga ministrja e Financave dhe Ekonomis, Delina Ibrahimaj e cila sqaron se u mor për shkak të sulmit kibernetik mbi e Albania.

“Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.”– tha ministrja.

Ibrahimaj u shpreh se afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

“Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.”– shtoi ministrja e Financave.