Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas largimit nga Presidenca, Meta kthehet në LSI, për pak çaste del në Konferencë për Mediet


Ilir Meta kthehet pas 5 vitesh mungesë sot në partinë që ai vetë themeloi, LSI.

Vetëm një ditë pasi la detyrën e presidentit të Republikës, ai iu drejtua selisë së LSI-së ndërsa dha dhe një prononcim të shkurtër për mediet.

I pyetur se cili do të jetë roli që do ketë në opozitën shqiptare, Meta u përgjigj: “Ai që presin të gjithë ata që duan triumfin e demokracisë.”

Më pas u pyet nëse do ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania.

“Do bashkëpunoj me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë.”– u përgjigj ish-presidenti.

Në orën 10:30 Meta pritet të bëjë daljen e parë për mediat nga selia e LSI-së.

 “Në ora 10:30, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë një dalje për mediat në selinë e LSI!”- njoftoi zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta shprehej se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm. Dhe pikërisht sot në orën 19:00 pritet të mbahet Konventa Kombëtare e LSI-së.