Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është pyetur përsëri nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me kreun e PD-së Sali Berisha, për t’u bashkuar në frontin opozitar.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se do bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm ndërsa theksoi se nuk është në garë as me Sali Berishën dhe as ka qenë me Lulzim Bashën. Ndërsa këmbënguli në rëndësinë e referendumit.
“Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat. Nuk jam në garë me Berishën, nuk kam qenë as me Lulushin.
Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohem për t’i dhënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primarja. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e këtij shteti.”- tha Meta.
“Si ndiheni që tani që nuk keni pushtet, s’keni pushtet?”- ishte pyetja tjetër që iu drejtua.
Por Meta u përgjigj se pushteti më i madh që dëshriron t’i japë vetes është ai i partisë së referendumit.
“Kam pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë se harxhoj kohë me takimet. Pushteti më i madh që dua t’i jap vetes është pushteti i partisë së referendumit. Ua kam lënë të gjitha bashkitë e qeveritë, dua vetëm referendumin, do e arrijmë shumë shpejt.”- u përgjigj ai.