Vendosni fjalën kyçe....

Presidentit Begaj i hapin llogari fake në Instagram


Një faqe me emrin e presidentit të sapobetuar Bajram Begaj është hapur në Instagram. Faqja është e rreme pavarësisht se ajo pretendon se përfaqëson kreun e ri të shtetit.

Në një nga postimet bëhet ky njoftim: “Njoftim i rëndësishëm! Kjo është faqja zyrtare e Presidentit z.Bajram Begaj e cila menaxhohet nga të afërmit e familjes dhe nga vet presidenti!” teksa një komentuese u ka vënë në dukje mungesën e gërmës komentuese u ka vënë në dukje mungesën e gërmës ‘ë’ te fjala ‘vet’.

Në postimin e fundit të ditës së sotme, faqja në Instgram shtron pyetjen: “Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?”

Në gjashtë postimet e deritanishme në llogarinë në fjalë ka më së shumti fotografi nga ceremonia e betimit të presidentit Begaj dje në Presidencë..

Megjithatë faqja në fjalë është përgënjeshtruar nga zyra e shtypit e kreut të shtetit e cila njofton se presidenti Bajram Begaj ka llogari zyrtare vetëm në Facebook dhe Twitter dhe asnjë të tillë në Instagram, duke njoftuar se çdo llogari aty në emër të tij është fake.