Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me programin “Dita jonë” në A2 CNN, Vasili shpreh habi se si Rama shkarkon Ahmetajn në një kohë kur e quan atë të suksesshëm.
Ai madje bën edhe një krahasim me kohën e komunizimit.
“Ahmetaj ka mbajtur edhe postin e ministrit të Rindërtimit, madje në një kohë mbulonte edhe probleme të pandemisë, sa i takon mbështetjes logjistike. Ai tha se ne e kemi përballuar pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania e 50 herë me mirë se Italia etj. Po tani si iku si kryeministër?!
Do ju kthej në Partinë e Punës, para se t’i pushkatonin nganjëherë i dekoronin. Janë të mbikuaolifikuar këta, pasi patën suksese të mëdha shkarkohen.
Nuk besoj se ikën për inceneratorët, pasi i pari këtu duhej të ikte Erion Veliaj dhe me vrap bile. Nëse Ahmetaj përmbushi me sukses Rindërtimin, po pse nuk dha dorëheqjen Rama dhe ta zëvendësonte ky? Edi Rama nuk njihet për ndonjë sukses.”– tha Vasili.