Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në Institut.
Sipas policisë, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i moto mjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.