Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar këtë pasdite me intelektualët në Tiranë deklaroi se tashmë po jetojmë instalimin e një regjimi nga kreu i qeverisë.
Berisha u shpreh se Edi Rama po përdor çdo mjet kundër kundërshtarëve.
“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë.
Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj.”-tha Berisha.