Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Lidershipi socialist vdes për Doganat, i thashë atij “nuk shkoj më në Bruksel për hajdutllëqet tuaja”


Në konferencën e sotme për mediet, ish-presidenti Ilir Meta foli lidhur me denoncimet e bëra ditët e fundit në media kundrejt drejtorit të Doganave, Genti Gazhelit.

Meta tha se lidershipi i Partisë Socialiste që në kohën e Nanos “vdiste për çik Doganë” dhe s’e ka qenë pikërisht kjo çështje që ka çuar në përplasjen e tij me Fatos Nanon, krijimin e LSI-së dhe rrotacionin në vend.

“Mosmarrëveshjet e mia në atë kohë si ministër i Jashtëm me Fatos Nanon që ishte kryeministër se u bllokua marrëveshja e stabilizim asociimit se lidershipi socialist atëherë e për fat të keq akoma më shumë tani vdes për çik Doganë, këtë punën e Doganave këta e kanë problem shumë të madh dhe unë bëra tërë ata kundërshtarë kur isha kryeministër vetëm se mbylla traun e Doganave dhe ju e dini si u rritën të ardhurat. Këta për Doganat vdesin dhe atëherë për doganat e bllokuan integrimin evropian të Shqipërisë.

E atëhere unë i thashë atij zotërisë se unë nuk shkoj më në Bruksel për hajdutllëqet tuaja të gënjej. E u bë ajo përplasja e u krijua ajo forcë e re politike, falë asaj ndodhi rrotacioni në vend.”- tha Meta.