Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tani s’e kemi më kostumin, do fillojmë menjëherë nga puna


Ish-Presidenti Ilir Meta në konferencën e parë për mediat nga selia e “Partisë së Lirisë”, tha se mund të flasë lirshëm tani që nuk e mban më veshur kostumin e Kreut të Shtetit.

Ai theksoi se do nisin menjëherë nga puna.

“Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti?

Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.

Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi.”– tha Meta.