Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të rinjtë të punojnë e t’ja marrin PD-në Berishës, mos të bëjnë pazare me Ramën si Basha


Ish-presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp, tha se aleanca e Lulzim Bashës me Edi Ramën ka nisur që në reformën territoriale të viti 2014, për të punuar kundër LSI-së.

“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 Maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.

Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama: “Bëj si i mërzitu ti por pranojë këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja. Ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë.”– tha Meta.

Mes të tjerash, Meta u bëri thirrje të rinjve që mos të kenë frikë nga vota e lirë, por të punojnë më shumë se sa Sali Berisha dhe t’ia marrin PD-në, e të mos bëjnë pazare me Edi Ramën.

“Shumë të rinj që janë marrë me politikë, kanë frikë nga vota e lirë. Ata duhet të punojnë. Edhe në PD të punojnë më shumë se Sali Berisha, të punojnë jo të bëjnë pazare me Ramën. Ta denoncojnë më shumë se qytetari dixhital. Të rrinë këtu jo si hyzmeqarë, por të punojnë, Ku hyri ky, ky doli këtu, ku i punon gruaja, këto janë turpe të mëdha.”– tha Meta.