Një djalë i ri ka humbur jetën këtë të martë në bregdetin e Durrësit. Sipas uniformave blu, 22-vjeçari me inicialet L.C është gjetur i pajetë në breg të detit. Dyshimet e para janë që ai ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.