Ish-Presidenti Ilir Meta një ditë pasi shpalli ndryshimin e emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në “Partia e Lirisë”, ka publikuar edhe logon e re të kësaj force politike.
Në një postim në Twitter, Meta u bën thirrje qytetarëve që ta ndjekin në konferencën e parë për mediat nga selia e “Partisë së Lirisë”.
Të dashur miq,
Ju lutem më ndiqni live në 13:15, në konferencën e parë të shtypit nga Partia e Lirisë. 🇦🇱 pic.twitter.com/Ln4dwVzCzI— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) July 26, 2022
Ajo që vihet re nga ndryshimet e reja në partinë që vetë Meta themeloi, janë disa ngjashmëri me kreun e PD-së Sali Berisha.
Kur ky i fundit përmes Komisionit të Rithemelimit dhe Foltoreve arriti të rimarrë PD-në dhe largojë Lulzim Bashën, shpalli koalicionin opozitar “Shtëpia e Lirisë” dhe zgjodhi logon e mëposhtme, me të cilën kandidoi së bashku me LSI-në dhe PDK-në në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku arriti të fitojë Shkodrën me Bardh Spahinë.