Edhe 6.1 milionë euro të tjerë nga xhepat e shqiptarëve do japë qeveria për inceneratorët që nuk punojnë.
Kështu ka deklaruar sot Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj.
Nga selia blu, Hysaj tha se kompania e inceneratorëve vijon të paguhet.
“Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.
Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.
Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.
Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.”- deklaroi Hysaj, e cila i bën thirrje SPAK-ut të hetojë.
Ajo shtoi se shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë, sepse afera shkon më lart se ai.
DEKLARATA E PLOTË
Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.
Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.
Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.
Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Çfarë do të thotë kjo:
-Mafia e plehrave ka imunitet politik;
-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;
-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë
nuk preken;
-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.
Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumva të tilla, që lëvrohen por nuk kthehn në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë.
Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar.
Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.
Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.
Shqipëria është në rrezik.