Vendosni fjalën kyçe....

PD për denoncimet mbi Doganat: Kryedoganieri Gent Gazheli po ia kalon edhe Elisës së çudirave


Partia Demokratike ka reaguar lidhur me denoncimet e publikuar ditët e fundit nga televizioni “Neës 24” kundër kreut të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.

Në një deklaratë nga selia blu, sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave në PD, Ledina Mandia tha se kryedoganieri Gent Gazheli i promovuar nga kryeministri Edi Ramapo thyen çdo rekord të ri duke vjedhur haptazi.

Ajo tha se Gazheli është maska e një fytyre qeveritare, që nuk bën dot më shumë se makijazh për vjedhjet dhe vjedhje për makijazhin.

Madje sipas Mandias, Gazheli po ia kalon edhe Elizës në Botën e Çudirave.

Deklarata e plotë:

Promovimi direkt i Edi Ramës, kryedoganieri Gent Gazheli, po bën namin dhe po lë nam.

Nga ngritja në detyrë e të proceduarve për kontrabandë nga drejtësia greke, te emërimet nepotike në sektorë kyç, dhe deri te vjedhja e hapur me manipulim të vlerës së makinave luksoze, ai po thyen çdo rekord të zi.

Me bëmat si kryedoganier, ai po kalon edhe Elisën e çudirave duke i bërë doganat një botë të zhvatjes për xhepat personalë dhe arkën e partisë-shtet.

Partia Demokratike dëshiron të theksojë se:

Mbreti Gent i hajdutërisë së doganave nuk është asgjë më shumës e gazheli i radhës i Edi Ramës.

Ai është maska e një fytyre qeveritare, që nuk bën dot më shumë se makijazh për vjedhjet dhe vjedhje për makijazhin.

Ai është një Hamza i shtetit në sulltanatin e një njeriu që, ashtu si Enver Hoxha, ka në dorë të gjithë hallkat e pushtetit.

Ai është masha për të mos djegur duart kryekleptokrati, në një zjarr që ngroh oligarkët dhe djeg Shqipërinë.

Ai është kurbani i radhës në librin plot me hakmarrje të shefit të madh, i cili pasi i zgjedh për profilin si hajdutë, i lëshon duke thënë se nuk i kishte njohur.

Gazheli është fytyra e një shteti që u nis për Rilindje dhe të vetmen gjë rilindëse që na dha ishte mjekra e kryevezirit të Surrelit, që don të luajë Ismail beun e pavarësisë.