Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Përfundon negocimi teknik për marrëveshjen e pensioneve me Italinë, do përfitojnë 500 mijë shqiptarë pas hyrjes në fuqi


Kryeministri Edi Rama ka informuar se ka përfunduar negocimi teknik për marrëveshjen e pensioneve me Italinë.

Nga marrëveshja pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Pas përfundimit të procesit teknik të negocimit marrëveshja duhet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit.

“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama.