Vendosni fjalën kyçe....

Rusia qorton pretendimin e Gjermanisë për furnizim me gaz


Komentet e kancelarit gjerman Scholz, se Rusia nuk është një furnizues i besueshëm i gazit, kundërshtojnë faktet, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këto deklarata janë absolutisht në kundërshtim me të vërtetën dhe me historinë e furnizimeve. Edhe në momentet më të vështira Rusia vazhdoi të përmbushë detyrimet e saj.” – u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Javën e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz sugjeroi se Berlini nuk mund të mbështetet më tek Moska kur bëhet fjalë për furnizimet me gaz. Scholz ka të ngjarë t’i referohej një zvogëlimi të rrjedhës së gazit përmes tubacionit Nord Stream-1 me 60% muajin e kaluar dhe një ndalesë të plotë të furnizimeve për shkak të mirëmbajtjes vjetore javën e kaluar.

Të dy zhvillimet çuan në një mungesë gazi në BE dhe në një panik që furnizimet nuk do të rifillonin. Sidoqoftë, dërgesat ruse u rifilluan me kapacitet 40% më 21 korrik.

“Gjërat nuk do të bëhen më të besueshme se sot.” – Scholz tha të premten, duke sugjeruar gjithashtu se ai nuk ishte i bindur nga deklaratat e Rusisë se kthimi i vonuar i turbinës së riparuar Siemens ishte i nevojshëm për funksionimin e plotë të gazsjellësit Nord Stream-1.

Turbina, e cila ishte ngecur aty ku po rregullohej në Kanada për shkak të sanksioneve, tani është në Gjermani në pritje të dërgesës në Rusi. Operatori i gazsjellësit Gazprom përmendi vonesën me kthimin e tij si arsye për shkurtimin e furnizimit me gaz në BE.