Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka publikuar disa foto, përmes të cilave denoncon një krim të rëndë mjedisor që sipas tij po ndodh pak metra pranë Vjosës, së shpallur park kombëtar.
Ai thotë se në buzë të Vjosës, po grumbullohen mbeturinat.
“Një skandal e krim i rëndë mjedisor, sanitar, turistik etj po ndodh pikerisht pak metra afër Vjosës.
Aty në km e tretë drejt Përmetit prej Këlcyrës, në buzë të Vjosës, po grumbullohen mbeturinat e të gjithë asaj Bashkie!”- thotë ai.
Më pas Shehu shton se e njëjta gjë po ndodh edhe pranë stacionit të pompimit të ujit të pijshëm. Sipas tij, gjithçka po ndodh është e organizuar nga bashkia me makineri e mjete të rënda. Por organet e hetimit po heshtin.
POSTIMI I PLOTË
Këlcyrë, Vjosa “park kombëtar”, kthehet në depozitë mbeturinash!
Një skandal e krim i rëndë mjedisor, sanitar, turistik etj po ndodh pikerisht pak metra afër Vjosës.
Aty në km e tretë drejt Përmetit prej Këlcyrës, në buzë të Vjosës, po grumbullohen mbeturinat e të gjithë asaj Bashkie!
Më tej të gjitha ato përmbajtje tejet të kontaminuara “rjedhin” “të shtyra” nga buldozerët apo forca e gravitetit drejt ujrave të Vjosës, duke i mbi ndotur ato.
Dhe pastaj kjo qeveri mburret për “Vjosë të mbrojtur”, ambientalizëm, park e turizëm aty!
Skandali i dytë ky mbas atij grumbullimi plehrash në Piskovë, pikërisht afër stacionit të pompimit të ujit të pijshëm dhe pranë shtratit të ujrave natyrale, që shkojnë nga Frashëri përsëri drejt Vjosës.
Dhe për të gjithë këtë veprimtari kriminale askush nuk u jep asnjë shpjegim edhe banorëve me të drejtë të revoltuar.
Terr i vërtetë informativ ky, presione mbi njerëzit që të heshtin.
Unë nuk e di nqs ndonjë institucion ka pasur guximin të firmosë ndonjë dokument “licensimi” për çfarë po ndodh…
Por fakti është se po ndodh, e organizuar nga bashkia me makineri e mjete të rënda.
Të gjithë e shikojnë këtë, përveç organeve që duhet të kontrollojnë, ndalojnë e dënojnë krime të tilla me pluri pasoja të pa llogaritshme!