Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore u shpreh se nëse ka një armik të kulturës dhe trashëgimisë në këtë vend, ai është Edi Rama.
Kreu i demokratëve ka folur edhe në lidhje me Butrintin, për të cilin tha se u shpërbë me qëllimin për të ndërtuar 620 vila, që do të ngrihen për Ramën dhe oligarkët e tij.
“Nëse ka një armik të dytë të egër identiteti trashëgimia kulturore e Tiranës është Edi Rama, tani është vërsulur në objekte të tjera.
I është vërsulur parkut të Burintit. Një pasur përrallore kulturore kombëtare e pakrahasueshme. Butrinti është në rrafshin natyror nuk ka asnjë më madhështore, më të bukur e fantastike, me atë natyrë që ka. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos dhe ju them janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar shumë intensivisht me Fondin Shqiptaro Amerikan dhe i kam lavdëruar për suksesin e projekteve, jam zhgënjyer kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar, nëse qeveria shpërben parkun kombëtar për abuzivitete e korrupsion, kjo është punë e çdo qytetari shqiptar, amerikan, europian çfarëdo qoftë”, tha Berisha.