Vendosni fjalën kyçe....

Dosja sekrete e Sigurimit/ Silva Caka: Ilir Meta s’ka lidhje, Autoriteti i Dosjeve të sqarojë kush është I.M


Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, ka dalë në një deklaratë për mediet lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti i Dosjeve, ku pretendohet se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.

Caka theksoi se ish-presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje dhe i bën thirrje Autoritetit të Dosjes të sqarojë menjëherë se kush është shtetasi me inicialet I.M në të vërtetë.

“Jemi në këtë komunikim për t’ju njohur të gjithëve lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një ‘datë historike’, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!” tha Caka.