Mësohet arsyeja se pse ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu është thirrur sot në SPAK.
Sipas “News 24”, Mziu ishte thirrur për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me një kallëzim nga kryebashkiaku aktual i Kamzës Rakip Suli.
Ky i fundit e ka kallëzuar Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij ish-kryebashkiaku ka favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.
Sipas ligjit të urbanistikës, leja me sipërfaqe 2000 m2, parashikon që 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.