Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Mediut: I ka mjetet juridike të mbrohet gjatë shqyrtimit në themel të çështjes Gërdeci


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e deputetit Fatmir Mediu kundër vendimit të Gjykatës së Lartë e cila kthente për gjykim në SPAK çështjen “Gërdeci” pas ankesës më datën 26.02.2021, të shtetasve F.D. dhe Z.D., trashëgimtarë të të ndjerit E.D., njëri prej viktimave të ngjarjes së Gërdecit të datës 15.03.2008.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se ish-Ministri i ka të gjitha mjetet e nevojshme juridike për mbrojtjen e interesave të tij gjatë shqyrtimit të themelit të çështjes së tij, ku mund të ngrejë pretendime në lidhje me cilësimin juridik të fakteve ose cenimin e të drejtave të tij kushtetuese.

Gjithashtu, Kolegji çmon se Mediu nuk ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.