Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka quajtur Autoritetin e Dosjeve si autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit.
Ai shpjegoi se në ato vite ka qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë. Asgjë tjetër. Dhe se ai vetë njeh nga 50 persona me emrin Ilir Metaj, madje një e ka patur dhe në klasë.
“Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë i zgjedhur që në vitin e dytë se isha pothuajse me të gjitha dhjeta po dhe kisha aftësi si lider që atëherë e bëja organizime e kjo ishte merita ime kryesore.
Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj që njoh unë e njëri është dhe deputet.
Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj, tjetri jam i sigurt që s’ka qenë.
Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve ka nje përgjegjesi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve.”- deklaroi Meta para gazetarëve.