Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltarja e Viktor Orbanit jep dorëheqjen pas fjalimit “nazist” të kryeministrit hungarez


Një anëtare e rrethit të ngushtë të Viktor Orbanit ka dhënë dorëheqjen, pasi kryeministri hungarez foli kundër “përzierjes së racave”.

Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh Orbanin për 20 vjet, e përshkroi fjalimin e kryeministrit si një “tekst të pastër nazist”.

Siç shkruan BBC, Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin “të marrë dhe të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit tha se media i kishte keqinterpretuar komentet e kryeministrit.

Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez. Gjatë fjalës së tij, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera“.

“Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier.”– tha ai.

Pikëpamjet kundër emigracionit të Orbanit janë të njohura mirë, por për zonjën Hegedus, fjalimi i së shtunës kaloi kufirin.

“Nuk e di se si nuk e vutë re që fjalimi që mbajtët është një fjalim thjesht nazist i denjë për Joseph Goebbel.”– shkroi ajo në letrën e saj të dorëheqjes, sipas uebsajtit hungarez të lajmeve hvg.hu.

Kujtojmë këtu se Goebbels ishte kreu i ministrisë së propagandës së Adolf Hitlerit.

Zsuzsa Hegedus