Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare.
Drejtuesit e rinj të strukturave janë zgjedhur me propozim të kryetarit Ilir Meta dhe të zëvendëskryetarit, Agim Nesho.
Ata janë:
-Tedi Blushi – Sekretar i Përgjithshëm
-Endrit Braimllari – Sekretar Organizativ
-Floida Kërpaçi – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
-Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Në mbledhjen e sotme, kryetari Ilir Meta tha se qëllimi dhe fokusi i vetëm do të jetë denoncimi dhe lufta lundër korrupsionit që sipas tij i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit. Pas akuzave ndaj qeverisë Rama, ai madje u shpreh se “Beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar”.