Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Bashës: Ishte infiltruar për të bërë opozitën fasadë, ndante fitimet me mafien në pushtet


Ka nisur mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë. Kryetari i saj Ilir Meta e ka nisur fjalën duke sulmuar ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Ai e ka akuzuar ish- kryedemokratin se ndante fitimet dhe përfitimet me “mafien në pushtet”. Sipas Metës, Basha ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë. 

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por sic e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë.”- tha Meta.