Vendosni fjalën kyçe....

Meta për Ramën: Vjedhës i pamëshirshëm, shkeli dhe kodet kanunore për të vjedhur


Pas akuzave për Lulzim Bashën, ish-presidenti Ilir Meta është kthyer me sulme drejt kryeministrit Edi Rama të cilin e cilëson si vjedhës të pamëshirshëm. Madje tha se Rama ka shkelur edhe kodet kanunore.

“Teksa qeveria ecën me hap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit. Në krye është Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo veç mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.”– tha Meta.

Ish-presidenti vazhdoi të thoshte se Rama ka vjedhur përmes tenderave sekretë gjatë pandemisë. Më pas tha se Rama nuk ka lidhje me socialistët, të cilët sipas tij janë marrë peng.

“Edi Rama nuk vjedh i vetëm, ai vjedh bashkë me atë enturazhin e tij që s’ka asnjë lidhje as me socialistët, që janë marrë peng të shkretët. Më vjen keq për ta, se i kam njohur, e kam qëndruar me ta në kohë të vështira, kam bërë punë të mira për Shqipërinë e Kosovën, por ky është mjeshtër i paparë për të kapur, shantazhuar, përcarë dhe ndaj i ka katandisur ashtu si janë sot.”- tha Meta.