Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Revolucioni Antikorrupsion i pamëshirshëm, në “furrën” e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë


Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një kronikë për inceneratorët dhe paralajmëron se në ‘furrën’ e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë.

 “Revolucioni Antikorrupsion, një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin përpara.

Në ‘furrën’ e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë!

Ndiqni faktet e reja!”- shkruan Meta.

Në videon e publikuar nga kryetari i Partisë së Lirisë paraqitet i njëjti denoncim mbi inceneratorin e Tiranës që bëri më herët Monika Kryemadhi.

Më herët zonja Kryemadhi publikoi fakte të reja në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe tha se këto fakte i ka dorëzuar në SPAK.

Sipas Kryemadhit bashkia e Tiranës kishte dijeni që në vitin 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës, pasi kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit.

Ajo tha se Erion Veliaj kishte dhënë dakordësinë e bashkisë së Tiranës për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare. Sipas denoncimit të Kryemadhit, Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91,784,500 Euro pa Tvsh për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.