Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë mbledh sot Komitetin Organizator, do merren masa për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion


Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive prej dy ditësh është shoqëruar me ndërmjarrjen veprimeve të njëpasnjëshme në atë çka do përcakton e aksionin e tij politik.

Pas organizimit të Konventës që i ndryshoi emrin Lëvizjes Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë, Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e Komitetit Organizator.

Tedi Blushi ka njoftuar se qëllimi kryesor i mbledhjes do jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.

Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”-shkruan Blushi.