Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, është takuar këtë të mërkurë me ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Yuri Kim.
Në një postim në Twitter, kreu i ri i shtetit përdor një nga frazat e ambasadores Kim “krah për krah”, ndërsa shprehet se ky takim i hap rrugë angazhimit në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.
“Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #KrahPërkrah 🇦🇱🤝🇺🇸”– shkruan Begaj.
US 🇺🇸 & Albania 🇦🇱partnership is most valuable in strengthening democracy and prosperity. First meeting as President with @USAmbAlbania Yuri Kim paves the way to further engagement in developing friendship between the two countries. 🇦🇱🤝🇺🇸#krahperkrah pic.twitter.com/wTEri41ebC
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 27, 2022