Partia Demokratike vijon denoncimet mbi skandalin me inceneratorin e Tiranës, për të cilin deri më sot janë paguar 45 milionë euro por incenerator nuk ka.
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi tregoi një foto nga Sharra ku supozohet të jetë inceneratori dhe thotë me ironi se kush e gjen se ku është inceneratori bën bingo.
“Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori! Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?
Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës në fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! NUK PRANOJME MË ‘Ç’më duhet mua për kontratën?’.”- tha ai.
Më pas, Malltezi ka shtruar disa pyetje ku mes të cilave flitet dhe për dyshime për përfshirje të shtetasve rusë.
“Ja disa pyetje të thjeshta:
- Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranës nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
- Kush gënjeu sikur kompania në Hollandë kish experiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
- Pse Edi Rama i dha 8 pikë bonus një guacke të sapokrijuar?
- Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
- A kish shtetase ruse që firmoste në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshirë shtetas rusë e dinë fare mirë.
- Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtoritë të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
- Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratorëve?
Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.”– deklaroi nga selia blu Malltezi.