Vendosni fjalën kyçe....

Simon Mirakaj: Autoriteti i Dosjeve nuk mund të verifikojë një person që më herët ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës


Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj në studion e “Radar Informativ” ka folur në lidhje me pretendimin se ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.

Mirakaj tha se Ilir Meta ka marrë si nga komisioni “Mezini” ashtu dhe nga komisioni “Bezhani” certifikimin e pastërtisë së figurës.

Ish-anëtari përmendi ligjin 45/2015 që thotë se Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikim kur një person e ka marrë certifikanët nga çdo komision.

Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një e-mail të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.

Duke dëgjuar këto tjerrjet e këtij rasti nga mediat mu kujtua Shekspiri shumë zhurmë për asgjë. E them këtë se duke qenë një person që njoh ambientit e autoritetit, zonja që drejton autoritetin është një zonjë me dinjitet, me një përkushtim për ta çuar sa më lart emrin e autoritetit. Njoh anëtarët e autoritetit që janë njerëz profesionistë dhe nuk shkelin ligjin. Për rastin mund të them që në 95-n ka qenë një komision i quajtur komisioni “Mezini”, më vonë u krijua komisioni “Bezhani”, PD dhe PS pranë këtij institucioni çonin listën e deputetëve për verifikim. Ky verifikim emrat i përcilleshin SHIK-ut, të cilët bënin kontrollonin dhe iu kthenin përgjigje që zoti filan është ose nuk është bashkëpunëtor. Në ligjin e ri që u aprovua në 2015-n 45/2015 në nenin 29 të pikës 4 thotë që: Kur një person ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga çdo komision Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikimin për këtë person.

Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik”-deklaroi Mirakaj.