Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta, duke thënë se ata sot po merren me sqarimin e “hallet” e vitit 1990.
Veliaj tha se “ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë”.
Po ashtu ndër të tjera ai deklaroi se “u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir”.
“Ne jemi si dita me natën me ata që kemi përballë. Kur shikon partitë e tjera që kanë zgjedhje kush kishte ndonjë dyshim si do shkonin zgjedhjet te Partia e Saliut apo partia e lirisë. Asnjë s’kishte dyshim. Parti nepotike, njëherë burri njëherë gruaja. Partia tjetër e Saliut një parti dhune, kush rreh më shumë palën tjetër. Kush hedh më shumë gaz te pala tjetër. Kush e ka shkopi ne bejsbolli më të fortë se pala tjetër, kush çan më shumë kafka se pala tjetër. Duhet të vijë policia t’i ndajë.
Ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë, po është fyerje shumë e madhe e inteligjencës. Ata mendojnë se njerëzit janë budallenj. Pas 30 vitesh sot kemi një ligj për spiunët, e pavarësisht se ne kur filluam paragjykonin, ‘s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e sigurimit’, ja ku jemi sot, dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir, por PS është partia e 2022, moderne”—deklaroi Veliaj gjatë një takimi me mbështetës socialistë.