Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK


Kryetarja e bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj është dërguar në SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Gjykata e Beratit e ka përcjellë në SPAK vendimin për të hetuar kryebashkiaken e Demalit Juliana Memaj pas një beteje që zgjati plot 2 vite me procese gjyqësore.

Në vitin 2020 bashkia u prishi pronën familjes Baho nga fshati Poshnje të cilët bënë kallëzim penal ndaj Memajt. Ata e akuzuan kryebashkiaken se pronën e tyre ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti.

Pas një kalvari të gjatë, Petrit Baho më në fund do të gëzojë pronën e tij pasi e fitoi çështjen ndaj kryebashkiakes së Dimalit. Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.