Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona zyrtarizon blerjen e radhës, mbrojtësi i Sevillas firmos për katër vite me Blaugranat


Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin francez Jules Kounde

Blaugrana ka bërë një tjetër goditje të madhe në treg, duke nënshkruar me njërin prej mbrojtësve më prespektiv në Europë për momentin, Jules Kounde.

Francezi besohet e ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe lajmin ka arritur që ta konfirmojë për media gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

“Zyrtare dhe e konfirmuar! Jules Kounde i është bashkuar Barcelonës nga Sevilla me kontratë permanente”, ka shkruar ai.

“Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jules Olivier Kounde. Pritet që lojtari t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën”, kanë konfirmuar të dyja klubet për gazetarin e njohur të merkatos.