Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-un thotë se Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë forcat bërthamore


Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë forcat e saj bërthamore, kështu ka deklaruar udhëheqësi i saj Kim Jong-un.

Duke folur në një event për përvjetorin e Luftës Koreane, sipas BBC-së Kim shtoi se vendi ishte “plotësisht i gatshëm për çdo konfrontim ushtarak” me SHBA-në.

Komentet vijnë mes shqetësimeve se Koreja e Veriut mund të jetë duke përgatitur një test të shtatë bërthamor.

SHBA paralajmëroi muajin e kaluar se Peniani mund të kryejë një test të tillë në çdo kohë.

Testi më i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ishte në vitin 2017. Megjithatë, tensionet janë rritur në gadishullin Korean.

Përfaqësuesi special i SHBA-së në Korenë e Veriut, Sung Kim, thotë se Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit – 31 krahasuar me 25 gjatë gjithë vitit rekord të 2019-ës.

Në qershor Koreja e Jugut u përgjigj duke lëshuar tetë raketa të veta.

Megjithëse Lufta Koreane e viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, Koreja e Veriut e pretendon atë si një fitore kundër SHBA. Festimet vjetore të “Ditës së Fitores” shënohen me parada ushtarake, fishekzjarre dhe vallëzime.

Në fjalimin e tij për të shënuar këtë ngjarje, Kim tha se kërcënimet bërthamore nga SHBA kërkonin që Koreja e Veriut të arrinte “detyrën urgjente historike” për të forcuar vetëmbrojten e saj.