Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi paralajmëron Veliajn: Mbaje vath në vesh, deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin


Ish-kryetarja e LSI-së, sot Partia e Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, lidhur me aferën e Inceneratorëve.

Pasi e quan “avokatin e inceneratorëve”, Kryemadhi pyet Veliajn se çfarë e pëngon të bëjë transparencë lidhur me këtë aferë dhe e paralajmëron se deri në vitin 2047 do ketë kohë ta thotë dhe ta vuajë të vërtetën.

“Avokati i inceneratorëve’ Erion Veliaj, përfaqëson interesat e bosave të inceneratorit, jo interesat e qytetarve të Tiranës.

Çfarë e pengon Erion Veliaj, që hodhi firmën 91 milionë euro të bëjë transparencë para qytetarëve, se ku kanë shkuar paratë e tyre?

Edhe SPAK-un do ta gënjejë siç gënjeu komisionin hetimor?! Mos harro o “Avokati Inceneratorëve”: Ne dhe shqiptarët nuk i genjen dot. Mbaje vath në vesh: Deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin e Tiranës.”- shkruan Kryemadhi ndërsa publikon një video denoncim mbi implikimin e Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës.