Analisti Fatos Lubonja e cilësoi gjetjen e Autoritetit të Dosjeve se politikani Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, një intrigë politike e qepur keq.
Lubonja mendon se nuk beson se e ka bërë Edi Rama pasi ai është mjeshtër i intrigave.
“Intrigë politike e qepur shumë keq nga të gjitha anët. Nuk e mendoj dot as nga Edi Rama se ai është mjeshtër i intrigave, se është e qepur aq keq. Nga ana tjetër mendoj se ka qenë dhe Edi Rama. Kjo më bën të mendoj se çfarë ka ndodhur këtë njeri?!”, u shpreh Lubonja.
Në emisionin “Open”, Lubonja tha se procedura e ndjekur për këtë rast është e paqartë pasi nuk saktësohet se çfarë roli ka pasur Ilir Meta, nëse vërtet ka qenë pjesë e ish-Sigurimit.
“Por procedura si është bërë është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë, për bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të kapur në krim, i cili jepte herë pas here të dhëna dhe ky ka një dosje të tillë. A bëhet fjalë për një rast të tillë? Ka shumë situata që nuk janë të qarta në këtë rast”, vijoi Fatos Lubonja.